Italia fitoi 2-1 ndaj Venezuelës në miqësoren e parë që të kaltrit zhvilluan në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
90 minuta rezultuan të luftuara dhe me ritëm të lartë, por në fund italianëve iu mjaftoi një dopietë e Retegui për të fituar këtë takim. Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 1-1. Që në minutën e tretë, Venezuela kishte shansin e artë nga penalltia, por Rondon u ndal nga portieri Donnarumma.
Ndeshja u zhbllokua në minutën e 40-të, kur Retegui pas asistit të bukur nga Kambiaso gjeti rrjetën. Avantazhi i italianëve zgjati vetëm 3 minuta, pasi Maçis vendosi baraspeshën në minutën e 43-të.
Edhe pjesën e dytë, Italia e kërkoi shumë golin, por e gjeti atë në minutën e 81-të me protagonist sërish Meteo Reteguin. Sinjale të mira këto dhe për teknikun Spalletti në prag të Euro2024 ku Italia do të përballet në grup me Shqipërinë, Kroacinë dhe Spanjën. (A2 Televizion)