Traumatizohet futbollisti i Premier League, hajdutët i hyjnë në shtëpi

Nga A2 CNN
4 Dhjetor 2023, 20:19 | Futboll

Traumatizohet futbollisti i Premier League, hajdutët i hyjnë në

Ylli i West Ham, Kurt Zouma dhe familja e tij mbetën të traumatizuar pasi një bandë e armatosur bastisi shtëpinë e tyre dhe morën para dhe bizhuteri që vlerësohet se arrinin 100 mijë paund.

Banda e banditëve plaçkiti rezidencën e kapitenit të “The Hammers” në Essex të shtunën në mbrëmje, ndërsa ai po qëndronte me gruan e tij Sandra dhe fëmijët.

Francezi 29 vjeçar mungoi te skuadra e West Ham të dielën, kur ekipi barazoi 1-1 me Crystal Palace.

Pas kësaj grabitje në zonë janë rritur shumë masat e sigurisë, pasi policia dhe fqinjët i frikësohen idesë se grupi mund të godasë sërish. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos