U aksidentua me Ferrari, ylli i Premier League mund të ketë mbyllur karrierën

Nga A2 CNN
9 Dhjetor 2024, 12:12 | Futboll

U aksidentua me Ferrari, ylli i Premier League mund të ketë mbyllur

Michail Antonio, sulmuesi i West Ham United, ka pësuar një dëmtim të rëndë pas një aksidenti automobilistik gjatë fundjavës. 34-vjeçari, i cili ishte në makinë të tipit Ferrari, ka marrë një frakturë në këmbë dhe është transportuar menjëherë në spital. Klubi ka njoftuar se Antonio është i vetëdijshëm dhe është duke u mbikëqyrur nga mjekët.

Aksidenti ka ndodhur në një zonë të Essex-it, ku autoritetet lokale kanë nisur hetimet dhe kërkojnë ndihmën e qytetarëve për të siguruar pamje nga kamerat e makinave, shkruan A2.

U aksidentua me Ferrari, ylli i Premier League mund të ketë mbyllur

Sipas raporteve fillestare të mjekëve, sulmuesit mund t’i nevojitet një periudhë të paktën një vit që të rikuperohet. Megjithatë, Daily Mail shkon edhe më tej se ky aksident mund ta detyrojë futbollistin të përfundojë karrierën para kohe.

Antonio është golashënuesi më i mirë i West Ham në Premier League, me të cilët ka qenë gjatë 9 viteve të fundit, ndërsa ka fituar disa herë çmimin “lojtari i vitit”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos