Vdes mbrojtësi i famshëm gjerman, ish-futbollist i Milanit

Nga A2 CNN
21 Maj 2024, 08:49 | Futboll

Karl-Heinz Schnellinger, mbrojtësi i famshëm gjerman, ka vdekur në moshën 85-vjeçare. Ish-futbollisti u shua në një spital të Milanos, pas një sëmundjeje të gjatë.

Schnellinger filloi karrierën e tij me ekipin e Këlnit, ku u aktivizua për 4 sezone dhe u shpall kampion në vitin 1962. Më pas, u transferua në Itali, te Roma, ekip i cili e dërgoi në huazim te Mantova, për t’u rikthyer sërish te Roma, skuadër më të cilën fitoi edhe një Kupë të Italisë.

Në vitin 1965 ai u transferua te Milani, skuadër me të cilën luajti për nëntë sezone, duke fituar një titull kampion, një Kupë Kampionësh, një Kupë Interkontinentale dhe 3 Kupa të Italisë.

Në vitin 1974, Karl-Heinz Schnellinger u largua nga Milano për të mbyllur karrierën në Gjermani.

Me përfaqësuesen gjermane ai luajti 47 ndeshje, duke arritur finalen e Botërorit në 1966, e humbur përballë Anglisë, ndërsa katër vite më vonë preku gjysmëfinalen e Botërorit.

 

 

 


(A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos