Ka ndërruar jetë në moshën 43 vjeçare, presidenti i Hertha Berlin, Kay Bernstein, Klubi i Bundesligës ka reaguar në rrjetet sociale ku shprehu tronditjen për këtë lajm të hidhur.
“Hertha BSC mban zi për humbjen e Kay Bernstein. Hertha BSC e mori lajmin e tmerrshëm se presidenti Kay Bernstein vdiq papritur në moshën 43-vjeçare. I gjithë klubi, komiteti dhe punonjësit e tij janë të habitur dhe thellësisht të tronditur”, shkruan Hertha Berlin.
Kujtojmë se Kay Barnstein u zgjodh president në qershor 2022, në një periudhë kur Hertha po vuante shumë nga keqmenaxhimi. (A2 Televizion)