Sondazh: A ju shqetëson lënia në harresë e Bibliotekës Kombëtare?
  • Po 71%
  • Jo 24%
  • Nuk më intereson 6%

“The Best FIFA 2023”, Messi fiton garën me Haaland për “Lojtarin e Vitit”

Nga Erald Kodhelaj
16 Janar 2024, 10:12 | Futboll

“The Best FIFA 2023”, Messi fiton garën me Haaland për

Pas Topit të Artë, edhe çmimi “Lojtari i Vitit”. Lionel Messi vazhdon dominimin në arenën ndërkombëtare për trofe prestigjoze, duke marrë edhe “The Best 2023” nga FIFA.

Ylli argjentinas, i cili nuk ishte i pranishëm në ceremoninë e zhvilluar në Londër, fitoi garën me Erling Haaland. Një verdikt i dalë në fotofinish, pasi të dy sulmuesit kishin grumbulluar nga 46 pikë, ndërsa Mbappe kishte 35.

Messi fitoi prej rregullit të votës së kapitenëve të ekipeve përfaqësuese, ku mori 13 kundër 11 të Haaland, që u preferua nga trajnerët dhe nga mediat. Edhe tifozët ishin përkrah Leos.

Trofeu për trajnerin më të mirë shkoi për Pep Guardiolën. Fitimi i tri trofeve më të rëndësishme brenda një sezoni me Manchester City, i mjaftoi që të thyente konkurrencën e Simone Inzaghi të Interit dhe Luciano Spallettit të Napolit.

Manchester City dominoi edhe formacionin e vitit, me 6 lojtarë, ku nuk mungonin emra si De Bruyne dhe Bernardo Silva. Edhe pse disi i zhbalancuar dhe me shumë sulmues, 11 ideal ka yje të nivelit botëror. Aty spikasin edhe tre lojtarë të Real Madrid, Curtois, Bellingham dhe Vinicius, teksa nuk ka asnjë futbollist të Interit.

Çmimi “Puskas” për golin më të bukur u fitua nga Vince Madruga, me roveshatën nga jashtë zone të realizuar në Serinë B braziliane të futbollit. 

Për femra, çmimi për Lojtaren më të Mirë u fitua nga Aitana Bonmatì e Barcelonës. Ashtu si Messi, vetëm pak javë më parë edhe ajo ishte fituese e Topit të Artë.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu