Vetëm barazim ndaj Ishujve Faroe, Sylvinho shpjegon ndeshjen e dobët të Kombëtares

Nga A2 CNN
20 Nëntor 2023, 23:56 | Futboll

Vetëm barazim ndaj Ishujve Faroe, Sylvinho shpjegon ndeshjen e dobët

Trajneri Sylvinho shpjegoi pse Kombëtarja hasi vështirësi të gjente hapësira ndaj Ishujve Faroe, pas barazimit 0-0 në ndeshjen e fundit të eliminatoreve të Evropianit.

“Kjo është një skuadër e vështirë, ata janë guximtarë dhe gjithçka në fushë. Në dy ndeshjet e fundit të Ishujve Faroe në transfertë, takimet janë zgjidhur me vështirësi. Për fat, ishim të kualifikuar”, tha trajneri brazilian i Shqipërisë.

“Problemi është gjithmonë ai që kemi pak kohë për të punuar. E nis një ndeshje me një koncept ndryshe, pastaj lëvizjet ndryshojnë, krahët lëvizin, mesfusha nuk ishte me tre, por me dy. Të gjitha në një ndeshje, është e vështirë”, shtoi Sylvinho. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos