Pas ndeshjes, kapiteni i Kombëtares, Berat Gjimshiti tha se ishte i lumtur me rrugëtimin e Shqipërisë në Eliminatoret e Euro 2024. Ai tha se objektivi u arrit, i cili ishte për të zënë vendin e parë në grup.
“Sigurisht që kishim dëshirë të bënim lojë të mirë për tifozët, por nuk ishte ashtu rasti. Objektivi i dytë sonte ka qenë vendi i parë, besoj që u arrit. Nuk besoj që e kemi nënvlerësuar, por besoj që ishin me shumë fizik, ishin gati sepse edhe nuk kanë pasur ndeshje si ne, nuk kanë qenë të lodhur si ne, ishin të freskët, por në këtë moment nuk duhet nënvlerësuar asnjë ekip sepse të gjithë kanë kualitetet e tyre”, tha ai.
Përtej barazimit me Ishujt Faroe në "Air Albania", Shqipëria arriti të merrte vendin e parë në grupin E për Euro 2024.
(A2 Televizion)