Tre ndeshjet e para të Segunda Division nuk ishin më të mirat e mundshme për Myrto Uzunin, që u rikthye në ligën e dytë spanjolle me Granadën e tij.
Por bomberi kuqezi duket se ka gjetur formën, pasi në dy ndeshjet e fundit ka tundur dy herë rrjetën. Pas golit të javës së shkuar në barazimin 2-2 me Elche, Uzuni ka shënuar sërish mbrëmjen e sotme.
Sulmuesi beratas gjeti golin e dytë radhazi në kampionat, duke kaluar ekipin në avantazh në minutën e ’77 të sfidës me Malagan që u mbyll po në barazim 2-2.
Kujtojmë se edicionin e kaluar në La Liga, Uzuni e mbylli me 11 gola të shënuar në 34 ndeshje duke qenë një ndër më të mirët për Granadën, edhe pse ekipi ra sërish në Segunda Division. (A2 Televizion)