Trajneri i Evertonit, Sean Dyche, ka dhënë të reja mbi situatën e Armando Brojës, i cili ende nuk ka debutuar me "Blutë" nga Liverpuli.
“Ai po punon shumë. Të dhënat e tij janë të mira, por ai është ende me ekipin e mjekëve. Kthesa do të ndodhë ndoshta javën e ardhshme, kur ai të fillojë me gjërat e lehta si nxehjen, zotërimin e topit...", u shpreh Dyche, raporton A2 CNN.
"Por ai ka qenë jashtë për një kohë të gjatë dhe do të ketë nevojë për disa ndeshje”, tha në konferencën për shtyp përpara ndeshjes së radhës trajneri i Evertonit, Sean Dyche. (A2 Televizion)