Zyrtare, Juventus shkarkon Allegrin

Nga A2 CNN
17 Maj 2024, 17:42 | Futboll

Zyrtare, Juventus shkarkon Allegrin

Massimiliano Allegri e mbyll në mënyrë të shëmtuar aventurën e tij të dytë te Juventusi.

Trajneri që u rikthye te bardhezinjtë në vitin 2021 largohet nga drejtimi i skuadrës dy ndeshje para fundit të kampionatit, vetëm dy ditë pasi fitoi Kupën e Italisë.

Menjëherë pas fitores, Allegri u kap nga kamerat duke i bërtitur “largohu” drejtorit të klubit, Giuntoli, ndërsa kërcënoi edhe kryeredaktorin e “Tuttosport”.

“Shkarkimi vjen pas disa sjelljeve gjatë finales së Kupës së Italisë, që klubi mendon se nuk janë në përputhje me vlerat e Juventusit dhe me sjelljen që duhet të ketë ai që e përfaqëson”, lexohet në komunikatën e Juventusit.

Skuadra në dy ndeshjet e fundit të sezonit do të drejtohet nga Paolo Montero, ndërsa për sezonin e ardhshëm drejtuesit po punojnë që të sjellin në stol Thiago Motta.

 

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Dita jonë 2024