Të enjten u luajtën dhe finalet e Play Out në Kategorinë e Parë dhe nuk kishte surpriza. Lushnja dhe Besa do të vijojnë të luajnë në nivelin e dytë në futbollin shqiptar, ndërsa Iliria dhe Luftëtari mbeten pjesë e nivelit të tretë.
Në stadiumin e Rrogozhinës, Lushnja mundi 2-0 Ilirinë që e kishte të vështirë të reagonte.
Paolo Kasmollari që në minutën e katërt dhe Erjon Dragoji në të 95 hipotekuan qëndrimin e Lushnjës në Kategorinë e Parë, pas një sezoni të vështirë dhe me shumë luhatje. (A2 Televizion)