Ndeshja e sotme, Bayern Munich përballë Darmstadt ka regjistruar rekord, jo vetëm sa i përket golave, por për shkak të kartonëve të kuq. Plot 3 të tillë dhe të gjitha në 45 minutat e para të takimin.
Arbitrit i mjaftuan vetëm 4 minuta lojë për të nxjerrë kartonin e kuq dhe i ndëshkuari ishte Joshua Kimmich i Darmstadt.
I dyti ishte futbollisti i kombëtares kuqezi, Klaus Gjasula. Mesfushori i Kombëtares nuk mundi të qëndronte më shumë se 21 minuta në fushë, edhe pse u aktivizua që në nisje të kësaj ndeshjeje. Me ndihmën e VAR, arbitri doli në përfundimi se ndërhyrja e tij Gjasulës ndaj Laimer ishte e parregullt, për këtë arsye e ndëshkoi me karton të kuq.
E në fund, Matej Maglica në minutën e 41, pak para se të përfundonte pjesa e parë, u detyrua që të linte fushën.
Duket se largimin e 2 kundërshtarëve, Bayern e shfrytëzoi mjaft mirë për shkak se arriti që ta mbyllte këtë ndeshje me rezultatin 8-0. (A2 Televizion)