Sondazh: Sa prezent është aktiviteti fizik në përditshmërinë tuaj?
  • Çdo ditë 46%
  • Tre herë në javë 18%
  • Vetëm në fundjavë 4%
  • Asnjëherë 32%

Sadio Mane u martua, detaje nga lidhja e “fshehtë”, nusja i ishte premtuar që fëmijë, i paguante shpenzimet e shkollës

Nga A2 CNN
10 Janar 2024, 09:39 | Sport

Sadio Mane u martua, detaje nga lidhja e “fshehtë”, nusja i

Pak ditë para krosit të tij në Kupën e Kombeve të Afrikës, Sadio Mane shënoi një nga golat më të bukur (ndonëse jo futbollistik) të jetës së tij. Befas u bë e ditur se ai ishte i martuar.

Mane nuk kishte dalë asnjëherë në mediat për lidhjet jashtë fushës. Arsyeja u shpjegua sot kur u zbulua martesa e tij me 18-vjeçaren Aisha Tamba.

Siç zbulohet nga mediat senegaleze, e reja ishte e destinuar të bëhej gruaja e tij që në vitet e adoleshencës. Një mysliman i devotshëm, 31-vjeçari kishte treguar qëllimet e tij për Aishen duke i mbuluar të gjitha shpenzimet e saj derisa ajo mbaroi shkollën dhe sapo u rrit, u bë gruaja e tij.

Dasma u bë e njohur përmes fotove dhe videove të publikuara nga kompania që kishte marrë përsipër organizimin e saj dhe ceremonia u zhvillua në kryeqytetin e Senegalit, Dakar në prani të pak njerëzve.

 

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi