Sondazh: Preferoni që emri i fëmijës tuaj të jetë:
  • Tradicional 37%
  • Modern 5%
  • I trashëguar 16%
  • Unik 42%

E kafshoi në fytyrë, qeni bën për spital yllin e NBA

Nga A2 CNN
27 Dhjetor 2023, 20:33 | Sporte të tjera

E kafshoi në fytyrë, qeni bën për spital yllin e NBA

Ekipi i basketbollit amerikan Denver Nuggets njoftoi se sulmuesi i tyre Aaron Gordon është sulmuar nga një qen në ditën e Krishtlindjeve.

Incidenti i sulmuesit të Nuggets ndodhi pas ndeshjes që ai luajti në ditën e Krishtlindjeve, ku shënoi 16 pikë dhe 10 kërcime në fitoren ndaj Golden State Warriors.

28-vjeçari ka pësuar dëmtime në fytyrë dhe në krahun e djathtë nga kafshimet e qenit dhe mjekëve iu desh që të ndërhynin me 21 qepje.

Nuggets thanë se Gordon do të qëndrojë jashtë parketit për një kohë të konsiderueshme që do të duhet për rikuperimin e tij.

A2 CNN Livestream

A2 Business