Hetimi gazetaresk: Aksidenti i Schumacher u karakterizua nga “dy gabime të rënda”

Nga Erald Kodhelaj
14 Dhjetor 2023, 14:44 | Sporte të tjera

Hetimi gazetaresk: Aksidenti i Schumacher u karakterizua nga “dy gabime

Dhjetë vjet nga aksidenti në Meribel. Më 29 dhjetor bëhet plot një dekadë nga ngjarja që tronditi opinionin publik, ku legjenda e garave me makina, Michael Schumacher u përfshi në një aksident të rëndë me ski.

Një hetim i gazetarit gjerman, Jens Gideon, realizuar përllogari të televizionit ARD ka zbuluar “dy gabime të rënda”, që kanë patur rol vendimtar në ngjarje, por edhe në pasojat kritike shëndetësore të shtatë here kampionit të botës në Formula Një.

Gabimi i parë është kryer nga vetë Schumacher, i cili doli nga pista e përcaktuar për ski. Edhe pse u spostua për vetëm pak metra, mungesa e dëborës si edhe terreni shkëmbor bën që rënia e tij të shoqërohej me lëndime serioze.

Gabimi i dytë rreth ish-pilotit që më 3-janar do të festojë 55-vjetorin e lindjes, lidhet me mjekët e ndihmës së shpejt që e transportuan me urgjencë me helikopter. Vlerësimi i tyre fillestar për gjendjen shëndetësore të Schumacher ishte i gabuar, sepse zgjodhën spitalin më të afërt, për ta spostuar më pas në Grenoble. Minutat e çmuara që u humbën gjatë transportit u vlerësuan potencialisht vendimtare.

Ndërkohë, përditshmëria e Michael Schumacher mbetet e blinduar për publikun edhe pas një dekade. Lajmet e vetme që qarkullojnë janë dhënë nga ish-presidenti i FIA-s, Jean Todt, që hera-herës tregon se si e viziton kampionin e botës dhe ndjekin garat e Formula Një. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos