Sondazh: Nëse i afërmi juaj e ka ditëlindjen në 29 shkurt, kur e uroni?
  • 28 shkurt 27%
  • 1 mars 45%
  • Nuk e uroj 27%

Challenge Cup, përfundon ëndrra e Tiranës

Nga A2 CNN
29 Nëntor 2023, 09:40 | Sporte të tjera

Challenge Cup, përfundon ëndrra e Tiranës

Ka përfunduar ëndrra e ekipit të Tiranës në volejboll për të kaluar në turin e radhës në Challenge Cup.

Ekipi i kryeqytetit është mundur edhe në ndeshjen e dytë me rezultatin 3-0, ndaj ekipit gjerman, Helios Grizzlys Giesen.

Djemtë bardheblu nuk arritën dot të dilnin në lojën e tyre më të mirë falë edhe kualiteteve në përbërjen e ekipit kundërshtar, duke u eliminuar kështu nga kompeticioni Challenge Cup.

Për t'u përmendur gjithashtu ishte se ndeshja u zhvillua në një atmosferë mjaft të bukur në “Volksbank Arena”, ku të pranishëm ishin edhe një numër i konsiderueshëm shqiptarësh që jetojnë në Gjermani.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli