Tirana e volejbollit të meshkujve luan sot ndeshjen e kthimit të turit të dytë në Challenge Cup.
Bardheblutë jane gati për gjermanët e Helios Giseen dhe janë optimistë për një rezultat pozitiv.
Ekipi i Arben Sakos mbërriti në qytetin e Gissen, mëngjesin e të hënës, ndërsa në mbrëmje zhvilloi dhe seancën e fundit stërvitore.
Kryeqytetasit u mundën në Tiranë me rezultatin 3-1 megjithatë, pavarësisht kësaj ata do të bëjnë maksimumin sot përballë rivalëve gjerman. Takimi do të nisë në orën 19:00. (A2 Televizion)