Sot në mbrëmje Tirana e volejbollit të meshkujve do të përballet me gjermanët e Helios Giesen, në ndeshjen e parë të turit të dytë për Challange Cup.
Gjermanët janë një prej skuadrave më të njohura të Bundesligës gjermane të volejbollit, megjithatë kryeqytetasit nuk kanë çfarë të humbin dhe do të japin gjithçka për surprizën.
Nën drejtimin e trajnerit Arben Sako, Tirana ka fituar çdo trofe të mundshëm në vend, por ambiciet tani janë dhe më të mëdha.
Misioni do të jetë i vështirë, por jo i pamundur për kampionët që këtë sezon janë përforcuar dhe me 3 lojtarë të huaj në merkato. Takimi nis në orën 19:00 në palestrën e sportit në Farkë. (A2 Televizion)