Ylli i Formula 1, Lando Norris ka qenë protagonist i një aksidenti horror në garën e parë në pistën e Las Vegasit.
Piloti britanik i McLaren humbi kontrollin e makinës së tij në xhiron e tretë teksa po lëvizte me shpejtësi 290 kmh.
Ai përfundimisht ndaloi në kthesën 12 pasi ngadalësoi deri në 112 kmh dhe u përplas me barrierat anësore.
Lando Norris crashes on Lap 4 of the Formula 1 Las Vegas Grand Prix.
— Citizen Free Press (@CitizenFreePres) November 19, 2023
He is out of the car and OK. pic.twitter.com/8prTNfTInU
Forca e përplasjes ishte aq e madhe sa bëri që kamerat televizive të dridheshin.
Norris menjëherë njoftoi ekipin në radio se ishte mirë përpara se të largohej nga makina. Por pavarësisht kësaj, 24-vjeçari u transportua në Qendrën Mjekësore Universitare të Vegasit për ekzaminime të mëtejshme.
McLaren më vonë konfirmoi se Norris ishte liruar nga spitali pa lëndime të rënda.