Një gjykatë në Afrikën e Jugut ka vendosur të lirojë me kusht nga burgu ish-kampionin paraolimpik, Oscar Pistorius, i cili 10 vjet më parë vrau me armë zjarri të dashurën e tij, Reeva Steenkamp.
Sipas vendimit të drejtorisë së burgjeve, Pistorius do të lerë zyrtarisht qelinë më 5 janar 2024.
I menjëhershëm ishte reagimi i prindërve të Reeva Steenkamp, të cilët u shprehën se lirimi i Pistorius është i parakohshëm, dhe se ish-atleti nuk është rehabilituar ende.
"Rehabilitimi kërkon që dikush të angazhohet me ndershmëri, me të vërtetën e plotë të krimit të tij dhe pasojat e tij. Askush nuk mund të pretendojë se është penduar nëse nuk është në gjendje të përballet plotësisht me të vërtetën," tha June Steenkamp. (A2 Televizion)