Një muze dedikuar jetës dhe karrierës së jashtëzakonshme të LeBron James, një prej më të përfolurve e më të talentuarve të NBA amerikan, u çel për adhuruesit e fansat në qytetin e tij të lindjes, Akron, Ohajo.
Ata mbajtën radhë për orë të tëra për një tur në muze, për të mësuar gjithçka për jetën apo edhe copëza të patreguara të udhëtimit të tij drejt NBA, lojërave olimpike, bizneseve, filantropisë e jo vetëm.
Në ditë të caktuara, edhe vetë 38-vjeçari pritet të jetë në Muze, për takime dhe fotografi me fansat e tij, pavarësisht sezonit të 21-të, që e mban të zënë me stërvitje. (A2 Televizion)