Francesco Bagnaia konfirmohet si “mbreti” i MotoGP. Piloti italian i Dukatit fitoi titullin kampion për herë të dytë radhazi, pasi preu i pari vijën e finishit në garën e Valencias, duke lënë pas Fabio Di Giannantonio dhe Johan Zarko.
Në garën e fundit të Botërorit, Bagnaia vinte me 14 pikë avantazh ndaj Martin, por spanjolli u rrëzua në xhirot e para të garës, duke e shpallur kampion italianin ndërkohë që gara po vijonte.
Ky është titulli i dytë për Bagnaia në MotoGP, ndërsa në vitin 2018 italiani ka fituar titullin kampion në Moto2. (A2 Televizion)