Europiani i Peshëngritjes për të rinj, Shqipëria "vishet" me ar në Selanik

Nga A2 CNN
21 Qershor 2024, 14:00 | Sporte të tjera

Europiani i Peshëngritjes për të rinj, Shqipëria

Shqipëria ka shkëlqyer në Kamiponatin Europian të Peshëngritjes për të rinj që po zhvillohet në Selanik të Greqisë, duke e mbyllu kompeticionin me 10 medalje.

Të mërkurën në garat e djemve, Shqipëria siguroi pesë medalje, me Samoel Rrasën që fitoi medalje ari dhe argjendi në kategorinë e peshave 73 kg për të rinj, ndërsa Antonino Mullisi fitoi dy medalje argjendi dhe një bronzi në kategorinë e peshave 73 kg për U-15.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Federata Shqiptare e Peshengritjes????️‍♂️ (@albanianweightliftingfed)

Më pas ishte radha e shtangistes Enkileda Carja që të triumfonte në Baterinë A për U-17 të peshave 64 kg, duke u shpallur kampione e Europës në stilin e shkëputjes, teksa ngriti 86 kg.

Në stilin e shtytjes Carja regjistroi 104 kg, duke u klasifikuar në vendin e katërt, por me 190 kg në total, shtangistja kuqezi fitoi medaljen e argjendit në dygarësh.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Federata Shqiptare e Peshengritjes????️‍♂️ (@albanianweightliftingfed)

Ditën e sotme i takoi të talentuarës Maida Lozi për të matur forcat në kategorinë e peshave 76 kg për moshat U-15.

Lozi ka rrëmbyer medalje të artë në stilin e shtytjes duke ngritur 95 kg, ndërsa u shpall kampione e Evropës, pasi në total në dygarësh ka ngritur 170 kg.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Debat nga Alba Alishani