Sondazh: Sa prezent është aktiviteti fizik në përditshmërinë tuaj?
  • Çdo ditë 46%
  • Tre herë në javë 18%
  • Vetëm në fundjavë 4%
  • Asnjëherë 32%

Shqipëria përgatitet për kampionatin Ballkanik, rikthehet Izmir Smajlaj

Nga Erald Kodhelaj
26 Janar 2024, 17:27 | Sporte të tjera

Atletika shqiptare hapi siparin me aktivitetin e parë për vitin 2024. Kampionati individual dimëror, një garë kualifikuese për atletët më të mirë shqiptar në Ballkanikun e datës 10 shkurt në Stamboll, ku pritet që skuadra kuqezi të këtë delegacion të plotë.

Që nga Luiza Gega e Franko Buraj ndërsa gjasat janë që të jetë dhe Izmir Ismajli. Shkodrani ende nuk është rikuperuar plotësisht nga dëmtimi i tij në ligament por është besimplotë se do t’ia dali të rikthehet sa më shpejt në pistë.

Sot është gara e parë e sezonit për mua. Kthehem pas një dëmtimi 1 vit e gjysmë. Në fakt sot do bëjë një 60 m shpejtësi, është një garë testuese, ndërsa kërcimin do e bëj në mars. Në shkurt nisem për një fazë përgatitore në Paris. Prioritetet për mua për këtë vit janë Kampionati Evropian dhe Lojërat Olimpike në Paris, ku shpresoj të kualifikohem mbi normë”, tha Smajli.

Ndërkohë mbetet aktuale dhe çështja e shpërblimit nga ministria për Luiza Gegën. 

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi