Studentët rikthehen në protestë: Anulim ligjit

Nga A2 CNN
7 Janar 2019, 17:17 | Aktualitet

Memet dhe pankartat kanë qenë pika e fortë e studentëve në protestë. Sot ata kanë shfaqur një banderolë gjigante që ka mbuluar thuajse të gjithë fasadën e universitetit politeknik. Një tjetër gjetje origjinale e studenteve është edhe dizenjimi i një paketë cigareje, me logon e kabinetit të qeverise: PAL- Paketa e Arsimit të Lartë. Studentët ironizojnë Ramën në mesazhin sensibilizues të këtij produkti, duke shkruar: “Dialogu me Kryeministrin, dëmton rëndë veten dhe njerëzit rreth teje.” (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos