Sondazh: A ju shqetëson lënia në harresë e Bibliotekës Kombëtare?
  • Po 100%
  • Jo 0%
  • Nuk më intereson 0%

Sulm me armë në shkollë në Rusi, konfirmohen 8 viktima, 7 nxënës dhe 1 mësues

Nga A2 CNN
11 Maj 2021, 10:05 | Bota

7 fëmijë dhe një mësues u vranë gjatë një sulmi me armë zjarri në një shkollë të qytetit rus të Kazanit, ndërsa më shumë se 20 të tjerë,  kryesisht nxënës mbetën të plagosur. Një 19-vjeçar, që dyshohet të jetë autor i sulmit është vënë në pranga.

https://a2news.com/2021/05/11/sulmi-ne-shkollen-ruse-nxenesit-hidhen-nga-kati-i-katert-per-te-shpetuar/

“Pas sulmit në shkollë ku mbetën të vrarë një sërë personash kryesisht fëmijë, kemi nisur hetimet lidhur me rastin kriminal”, tha Zvetlana Petrenko, zëdhënëse e Komitetit Hetimor Rus.

Fillimisht u fol për më shumë viktima, e gjithashtu për një agresor të dytë i cili ishte ekzekutuar nga efektivët. Por më vonë autoritetet konfirmuan se nuk kishte identifikuar një bashkëpunëtor të mundshëm. Megjithatë, mediat ruse raportojnë se nga 21 persona të shtruar në spital, 8 janë në gjendje të rëndë.

https://youtu.be/7eM40G6vLac

Sipas të dhënave paraprake, një i ri i armatosur hyri në godinë dhe hapi zjarr. Agresori u ndalua dhe është identifikuar nga autoritetet si një banor lokal i lindur në vitin 2001. Disa fëmijë u hodhën nga dritaret për t’i shpëtuar të shtënave.

Mediat ruse thonë se dy prej viktimave ishin shënuar si pasojë e hedhjes nga kati i dytë. Forca të shtuara policor edhe ambulanca u pozicionuan në zonë, ndërsa fëmijë e mësues evakuoheshin. Presidenti Vladimir Putin njoftoi rishikim të ligjeve për kontrollin e armëve.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli