Sulm me thikë në xhami, plagosen 5 persona. Autori, me probleme të shëndetit mendor

Nga A2 CNN
19 Prill 2021, 15:04 | Kronikë

Një ngjarje në kufijtë e ekstremit ka ndodhur në xhaminë e Rrugës së Kavajës. Një person ka hyrë me një thikë në dorë dhe pa asnjë paralajmërim ka plagosur 5 qytetarë, të cilët ishin brenda ambienteve të xhamisë.

34-vjeçari u neutralizua menjëherë nga të rinjtë besimtarë që ndodheshin të shumtë përreth, deri në ardhjen e policisë. Më vonë, rezultoi se ai kishte probleme mendore dhe nuk kishte asnjë prapavijë me sfond tjetër. 

Fatmirësisht, të gjithë të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa Rudolf Nikolli u shoqërua për në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Nga të dhënat e policisë, mësohet se i riu ka probleme të shëndetit mendor, ndërsa diçka e tillë u konfirmua dhe nga hoxhë Ahmed Kalaja.

https://www.youtube.com/watch?v=l8d_cO3JFCA

Para se të shkonte në ambientet e brendshme të xhamisë, Rudolf Nikolli qëlloi me thikë vëllezërit në një biznes në krahun tjetër të rrugës. Më pas, ai u drejtua për te Xhamia “Dine Hoxha”, ku plagosi dhe 3 besimtarë myslimanë, të cilët ndodheshin në hollin kryesor të saj. Të parët që neutralizuan 34-vjeçarin ishin vetë besimtarët e më pas efektivët e repartit “Shqiponja” bënë të mundur arrestimin.

Rudolf Nikolli ishte shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës pasi kishte plagosur dy javë më parë një 23-vjeçar. Ngjarja ndodhi në terminalin e autobusëve të veriut në Tiranë, por që prej asaj kohe ai lëvizte lirshëm.

https://a2news.com/2021/04/19/ngjarja-te-xhamia-e-rruges-se-kavajes-reagon-ahmed-kalaja-shpresoj-te-mos-jete-sulm-terrorist/

Ky është rasti i parë që një ngjarje e tillë ndodh në Shqipëri brenda ambienteve të një kulti fetar, në muajin e shenjtë të Ramazanit. (A2 Televizion)

Autori i ngjarjes, Rudolf Nikolli

A2 CNN Livestream

Latest Videos