Sulmi i para dy javësh nga Hamas në drejtim të Izraelit ishte një tregues i qartë se ata kishin kohë që përgatiteshin, kjo duke marrë shkas edhe nga numri i lartë i raketave të përdorura. Më shumë se 2200 raketa u lëshuan brenda 20 minutash në drejtim të qyteteve izraelite. Por sulmi nuk ishte vetem nga ajri. Ajo që binte në sy nga pamjet e sulmit të para dy javësh ishte prezenca e armëve moderne, kryesisht e raketa hedhesve portativ të përdorura nga HAMAS. Për shumë analist ushtarak dyshohet se armët e përdorura nga HAMAS ishin me prejardhje ruse, kineze, koreano veriore si dhe Iraniane. (A2 Televizion)