Sulmohen me thikë duke pritur autobusin e shkollës, në gjendje të rëndë dy adoleshente   

Nga A2 CNN
5 Dhjetor 2022, 13:27 | Aktualitet

Janë ende për t’u sqaruar rrethanat që kanë çuar në ngjarjen e rëndë të ndodhur në qytezën e Illerkirchberg, në rajonin e Baden-Wuertteberg.

Sipas autoriteteve gjermane, dy adoleshente të moshës 13 dhe 14-vjeçare janë transportuar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore pas një sulmi me thikë nga një person ende i panjohur, që fillimisht i ka shpëtuar kapjes. Sipas dëshmive paraprake, dy vajzat po prisnin autobusin e shkollës.

Sipas shtypit, personi është arrestuar më vonë në banesën e tij, pasi banorët e tjerë të strukturës u vunë në siguri.

Nuk dihet nëse personi kishte lidhje me dy të miturat, dhe as nëse kemi të bëjmë me një sulm të një personi me probleme mendore, hakmarrje ose arsye të tjera. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos