Të jetosh me kafshët shtëpiake zvogëlon rrezikun nga alergjitë

Nga A2 CNN
31 Mars 2023, 18:19 | Lifestyle
Të jetosh me kafshët shtëpiake zvogëlon rrezikun nga

Të porsalindurit që jetojnë në një shtëpi me mace ose qen kanë më pak të ngjarë të zhvillojnë alergji ushqimore. Sipas një studimi të publikuar së fundmi, e njëjta gjë fle edhe kur një nënë shtatzënë jeton me kafshë shtëpiake.

Sipas “The Washington Post”, ekspozimi ndaj maceve ose qenve gjatë zhvillimit të fetusit ose në muajt e parë të jetës reduktoi gjasat e alergjive ushqimore më vonë me rreth 14 për qind. Ky përfitim u zbulua të ishte më i fortë kur qentë jetonin në ambiente të mbyllura dhe ekspozimi ishte gjatë zhvillimit të fetusit dhe foshnjërisë.

Studimet e mëparshme kishin arritur rezultate të ngjashme; por studimi i ri, i cili përfshiu më shumë se 65,000 foshnja dhe prindërit e tyre në Japoni, është më i madhi deri më sot. Ashtu si studimet e tjera, ky studim nuk arriti të provojë se kafshët shtëpiake reduktojnë rrezikun e alergjive ushqimore.

"Zbulimi se ekspozimi ndaj qenve dhe maceve lidhet me më pak alergji ushqimore duket mjaft i fortë dhe pajtohet me disa studime të mëparshme," tha James Gern, profesor i Alergjisë, Imunologjisë dhe Reumatologjisë në Universitetin e Wisconsin.

Gern, i cili botoi një punim në vitin 2004 që tregon se mbajtja e një qeni redukton rrezikun e të gjitha llojeve të alergjive, tha se studimi i ri shton literaturën në rritje se kontakti me kafshët shtëpiake mund të ketë shumë përfitime shëndetësore për fëmijët.

Studiuesit kontrolluan lidhjen në pronësinë e kafshëve shtëpiake me një sërë alergjish specifike ushqimore, si dhe alergjitë e përgjithshme ushqimore. Prandaj, pronësia e qenve zvogëlon rrezikun e alergjisë ndaj vezëve, qumështit dhe arrave. U zbulua se mbajtja e një mace ul rrezikun e alergjive ndaj vezëve, grurit dhe sojës.

https://a2news.com/2023/03/29/epidemia-e-alergjive-semundja-qe-zgjat-me-muaj-po-preket-cdo-grupmoshe/
https://a2news.com/2022/12/09/a-duhet-te-lejohen-macet-ne-avione-disa-keshilla-per-udhetaret-alergjike-ndaj-tyre/

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi