Të shtëna pranë një shkolle në SHBA, raportohen disa të lënduar

Nga A2 CNN
16 Nëntor 2021, 08:27 | Bota

Policia e Kolorados në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është vënë në ndjekje të disa personave të armatosur, të cilët dyshohet se plagosën 6 adoleshentë pranë një shkolle në Aurora.

Adoleshentët e plagosur të moshës 14-18 vjeç u qëlluan nga një makinë në lëvizje, ndërsa po qëndronin në parkun pranë shkollës.

Hetuesit kanë mbledhur të paktën 50 gëzhoja në vendngjarje, ndërkohë që objektivi i sulmit është ende i paqartë. Fatmirësisht, të gjithë të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos