Tentohet të grabitet banka tek Unaza e Re, arrestohet në flagrancë 23-vjeçari në Tiranë

Nga A2 CNN
7 Gusht 2023, 10:23 | Kronikë
Tentohet të grabitet banka tek Unaza e Re, arrestohet në

Policia njofton se ka arrestuar një 23-vjeçar, i cili tentoi të grabiste një filial banke në Unazën e Re në Tiranë. I riu Enrik Ismalaj, u kap në flagrancë nga policia teksa po tentonte të vidhte një filial banke rrugën “Teodor Keko”.

23-vjeçari, banues në Tiranë, akuzohet për veprat penale “Vjedhja e bankave dhe arkave të kursimit”, mbetur në tentativë, dhe “Shkatërrimi i pronës”.

“Tiranë/Vijon puna për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë. Falë ndërhyrjes në kohë nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, kapet dhe vihet në pranga 23-vjeçari që tentoi të vidhte në një filial banke, në Unazë të Re.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, bazuar dhe më informacionet e marra në rrugë operative se një shtetas, në rrugën “Teodor Keko”, në Unazë të Re, po tentonte të vidhte në një filial banke, kanë organizuar menjëherë punën për kapjen e autorit të dyshuar dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.

Si rezultat i punës së mirëorganizuar është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në rrugën “Teodor Keko”, shtetasi E. I., në tentativë për të vjedhur në një filial banke.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. I., 23 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Vjedhja e bankave dhe arkave të kursimit”, mbetur në tentativë, dhe “Shkatërrimi i pronës”. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.”

Njoftimi i Policisë së Tiranës

A2 CNN Livestream

Dita jonë