Sondazh: Sa të kënaqur jeni me cilësinë e arsimit në vend?
  • Shumë 12%
  • Pak 14%
  • Aspak 74%

Tragjedi në Itali, 34-vjeçari shqiptar aksidentohet rëndë me motor, pas përplasjes me pemën, ndërron jetë në vend

Nga A2 CNN
7 Gusht 2023, 09:03 | Kronikë
Tragjedi në Itali, 34-vjeçari shqiptar aksidentohet rëndë

Një i ri shqiptar është përplasur për vdekje teksa udhëtonte me motoçikletën e tij. Ngjarja e rëndë është regjistruar në provincën Rosignano të Livornos në Itali, ku raportohet se 34-vjeçari është përplasur nga një mjet tip “Audi Q3” dhe për pasojë ka humbur kontrollin duke u përplasur më pas me një pemë.

Goditja rezultoi fatale për 34-vjeçarin Francesco Zhuta, i cili nuk i mbijetoi dot plagëve të marra. Ai u gjet në tokë pa ndjenja dhe me një plagë të thellë në kokë. Shërbimet e urgjencës ndërhynë menjëherë, por nuk mundën të bënin asgjë, pasi shqiptari humbi jetën në vendin e ngjarjes

Policia, e cila shkoi menjëherë në vendin e ngjarjes, ndaloi shoferin e makinës, një 57-vjeçar, si dhe nisën hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit, që rezultoi fatal për të riun shqiptar, njoftojnë mediat italiane.

Ditari A2 CNN