Sondazh: Cilat janë faktorët më të rëndësishëm për zhvillimin e një fëmije?
  • Edukimi shkollor 10%
  • Kujdesi familjar 80%
  • Ndikimi i shoqërisë 10%

Tenton të vrasë veten një i burgosur në Drenovë

Nga A2 CNN
7 Shtator 2022, 15:46 | Aktualitet
Tenton të vrasë veten një i burgosur në Drenovë

Një i dënuar në burgun e Drenovës ka tentuar të vrasë veten këtë të mërkurë.

Mësohet se Llazar Dine dyshohet se në gjendje të rënduar psikologjike dhe në gjendje të dehur, ka debatuar verbalisht me të burgosur të tjerë dhe pas debatit me ta, ai ka tentuar të dëmtohet në qafë me mjet prerës të improvizuar.

Ky veprim ka ndodhur para kamerave të institucionit. Aty është pikasur nga forcat e policisë të cilët e kanë futur në izolim, ku edhe aty ka thyer xhamat.

Ndërkohë, nën masa ekstreme ai vijon të mbahet në izolim. Dine vuan dënimin 10-vjeçar për plagosje të rëndë me pasojë vdekje.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu