All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Tërmeti në Kroaci, banorët rrëfejnë tmerrin që përjetuan

Nga A2 CNN
30 Dhjetor 2020, 13:08 | Ballkani
Tërmeti në Kroaci, banorët rrëfejnë tmerrin që
All - Paragraf - 1

Shtëpi të sheshuara, çati të shkatërruara dhe dëme në strukturat e ndërtesave. Këto janë pasojat e tërmetit të fuqishëm që goditi Kroacinë. Më i dëmtuari ishte fshati Petrinja në afërsi të kryeqytetit, Zagreb.

Tërmeti i magnitudës 6.4 rihter, i mori jetën 7 personave dhe la të plagosur mbi 20 të tjerë. Lëkundjet e fuqishme u ndjenë edhe në shtetet fqinje. Banorët në Petrinja janë ende të shokuar, teksa tregojnë atë që përjetuan.

All - Paragraf - 3

“Familja Zlonoga nuk është më, nuk ka mbetur asgjë, nuk ka më as jetë këtu. Nuk dimë çfarë të bëjmë, ku të shkojmë? Një Zot e di. Vetëm ai mund të na ndihmojë ne”, shprehet një banore e fshatit.

Ekipet e shpëtimit punuan pa pushim për të nxjerrë të mbijetuar nga rrënojat e godinave të shembura në Petrinja dhe qytete të tjera. Në ndihmë të tyre erdhi dhe ushtria. Ky ishte tërmeti më i fuqishëm që Kroacia ka regjistruar ndonjëherë, ndërsa pas tij janë ndjerë shumë paslëkundje të forta. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos