Trajneri i Gremios: Suarez tani është problem, ai dëshiron të luajë me Messin në Inter Miami

Nga A2 CNN
22 Korrik 2023, 18:50 | Sporte të tjera
Trajneri i Gremios: Suarez tani është problem, ai dëshiron

David Beckham, pas Lionel Messit dhe Sergio Busquets, ëndërron të veshë në rozë dhe Luis Suarez! Uruguaiani është i afërt me superyllin argjentinas dhe ribashkimi i tyre është diçka që të dy e dëshirojnë shumë.

Megjithatë, problemi është që Gremio nuk e lë të lirë Suarezin. Trajneri i Gremios, Renato Gaucho, tha se tashmë lojtari është një problem.

“Suarez tani është një problem në duart e presidenti. Si trajner duhet të fokusohem në drejtimin e ekipit. Duket si një telenovelë meksikane që duhet të përfundojë tani. Deri në 2 gusht jam i qetë, pastaj do të shohim si do të shkojmë. Sigurisht që ne duam që Suarez të qëndrojë, por nuk mund ta garantoj këtë. Unë e di se çfarë mendon ai dhe çfarë beson klubi. Tani për tani, ai ka folur me bordin dhe presidentin”, u shpreh Gaucho.

Suarez, 36 vjeç, kaloi gjashtë vjet duke luajtur së bashku me Messin te Barcelona, ​​ku ata fituan së bashku Ligën e Kampionëve dhe katër tituj të La Ligës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos