
Gropa të sajuara në oborret e banesave në mungesë të kanalizmeve për ujërat e zeza.
Kjo është mënyra që banorët e Turanit prej vitesh përballojnë mungesën e investimeve për largimin e ujërave të zeza. Por si është të jetosh me gropa të tilla, ku çdo familje mbledh ujërat e zeza në oborret e banesave? “Nuk ka pasur asnjëherë kanalizime. Do të na mbyten fëmijët. Kur bie shi dalin në oborr. Ky është një problem shumë i madh. Në behar qelbet dynjaja”, shprehen banorët.
E ndërsa kjo problematikë vijon të jetë e tillë prej vitesh, ky hall i banorëve të Turanit vazhdon të premtohet se do të zgjidhet në mënyrë periodike nga deputete dhe drejtues të pushtetit lokal. (A2 Televizion)