Turistët mbushin arkat e Tatimeve në Vlorë

Nga A2 CNN
28 Gusht 2023, 16:48 | Aktualitet
Turistët mbushin arkat e Tatimeve në Vlorë

Bumi turistik që përballoi dhe vazhdon të ketë ende Vlora, duket se ka reflektuar edhe në të ardhurat financiare jo vetëm të subjekteve dhe punonjësve të përfshirë, por edhe sa i takon mbledhjes se të ardhurave dhe tatimeve fiskale nga drejtoria e tatimeve të Vlorës.

Drejtori i kësaj të fundit në një prononcim për A2 CNN, pohon rritjen e ndjeshme të mbledhjes së tatimeve, shoqëruar kjo edhe me rritje të subjekteve të shërbimit dhe akomodimit, punësimeve por edhe nivelit të pagave.

Këtë vit, tatimet kane evidentuar dhe regjistruar edhe një numër të konsdierushëm apartamentesh që operonin me klientë në platformat digjitale, ndërsa të ardhurat pritet të ketë rritje të mëtejshme pasi sezoni dhe fluksi i turistëve vijon të jetë ende i lartë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos