UNESCO liston bagetën franceze në trashëgiminë kulturore jomateriale të njerëzimit

Nga A2 CNN
30 Nëntor 2022, 18:59 | Aktualitet
UNESCO liston bagetën franceze në trashëgiminë kulturore

UNESCO ka përfshirë bagetën franceze (baguette) në listën e trashëgimisë jomateriale të njerëzimit.

Simboli i furrës franceze është vlerësuar nga organizata për aftësitë artizanale dhe kulturën e baguette-s në listën e trashëgimisë jomateriale të njerëzimit.

Vendimi për bukën franceze daton vitin e kaluar, kur autoritetet e Parisit e nominuan atë për t’u përfshirë në trashëgiminë botërore të UNESCO-s.

Në deklaratën e UNESCO-s thuhet se baguette është "lloji më i popullarizuar i bukës që shijohet dhe konsumohet në Francë gjatë gjithë vitit".

Me këtë status të ri të baguette-s, qeveria franceze ka thënë se dëshiron të krijojë një ditë kushtuar baguettes artizanale, të quajtur "Open Oven Day", për t'i afruar francezët me trashëgiminë e tyre. Pavarësisht rënies së numrit të furrave tradicionale, 67 milionë francezë vazhdojnë të jenë konsumatorë të baguette-s, të blera në pika të ndryshme, duke përfshirë edhe supermarketet.

Një baguette zakonisht kushton pak më shumë se 90 cent euro dhe konsiderohet nga disa si një tregues i shëndetit të ekonomisë franceze.

Prejardhja e saktë e baguette-s nuk dihet. Disa mendojnë se buka ishte porositur nga Napoleoni sepse ishte më e lehtë për ushtarët ta mbanin, ndërsa të tjerë sugjerojnë se ajo erdhi më vonë, një bukë e lehtë për punëtorët për t'u ndarë pa nevojën e një thikë. Të tjerë ende vlerësojnë një bukëpjekës austriak në vitet 1830 për formën e tij.

Në atë kohë u vendosën rregulla strikte për atë që klasifikohej si baguette, të standardizuara në 80 cm dhe 250 g. Madje kishte një çmim fiks deri në vitin 1986.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani