Velça, nga 400 është katandisur me vetëm 70 shtëpi, nuk ka as rrugë

Nga A2 CNN
23 Janar 2023, 13:05 | Aktualitet
Velça, nga 400 është katandisur me vetëm 70 shtëpi,

Velça njihet si një ndër fshatrat më të mëdhenj të zonës së Lumit të Vlorës. Por si shumë gjëra, edhe ky përcaktim për këtë fshat duket se nuk mund të vlejë më.

Velça, tashmë mund të cilësohet si një fshat i braktisur dhe që po vijon të braktiset çdo ditë. Përveç të moshuarve, që rrinë se nuk kanë ku të shkojnë, të tjerët që janë ende të aftë për punë nuk shohin asnjë perspektivë për fshatin e tyre, përkundrazi. Ata kanë humbur dhe shpresën dhe thonë se situata do të bëhet edhe më e rëndë.

Pranë këtij fshati ndodhen edhe disa shpella të kohës së Neolitit, por në kushtet kur banorët po braktisin dhe harrojnë fshatin e tyre për mungesë të kushteve dhe infrastrukturës, duket e tepërt të flasësh për shpellat apo krijimin e infrastrukturës për t’i bërë ato të vizitueshme.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos