Vendimi i KAS për zgjedhjet në Gjirokastër, PD dhe LSI do ta dërgojnë në Kolegjin Zgjedhor

Nga A2 CNN
19 Maj 2021, 13:26 | Politikë
Vendimi i KAS për zgjedhjet në Gjirokastër, PD dhe LSI do ta

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim thanë se do të dërgojnë në Kolegjin Zgjedhor vendimin e Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve për të rrëzuar pretendimin e tyre për pavlefshmëri të zgjedhjeve në Qarkun e Gjirokastrës.

“Shpresojmë që vendimmarrja e Kolegjit Zgjedhor të jetë e ndryshme duke shpallur të pavlefshme zgjedhjet në Gjirokastër, dhe jo vetëm”, tha përfaqësuesi i PD-së, Ivi Kaso.

Ndërsa përfaqësuesi i LSI-së, Altin Kaziaj, paralajmëroi ankimim edhe në një shkallë tjetër, në Gjykatën Kushtetuese, pas vendimit që do të marrë Kolegji Zgjedhor. “Është vendimmarrje e programuar. Është marrë një vendimmarrje duke mos vendosur një standard lidhur me paligjshmërinë për këtë qark. Nuk e kuptojmë vendimin të marrë nën urdhra politikë. Shpresoj që kjo trupë të sjellë ligjshmëri për vendimmarrjen e vet”, tha ai. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/05/19/zgjedhjet-kas-rrezon-pretendimet-per-pavlefshmeri-ne-gjirokaster/
https://a2news.com/2021/05/19/votimi-i-dyfishte-pelinku-shenjat-e-gishtave-dyshohet-te-jene-te-operatoreve/?utm_source=a2-related&utm_source=a2pages&utm_campaign=hp-related

A2 CNN Livestream

Latest Videos