Vendimi i KAS, reagon Gazment Bardhi: Celibashi “nongrata” për PD!

Nga A2 CNN
16 Mars 2023, 15:19 | Politikë
Vendimi i KAS, reagon Gazment Bardhi: Celibashi “nongrata” për

Gazment Bardhi ka reaguar pas vendimit të KAS që vendosi pranimin e pjesshëm të kërkesës së PD-së së Alibeajt për regjistrimin në zgjedhjet e 14 majit dhe mospranimin e kërkesës së PD-së së Berishës.

Bardhi u shpreh se kreu i KQZ, Celibashi është “nongrata” për PD dhe nuk gëzon asnjë besim për administrim të paanshëm, profesional dhe ligjor të zgjedhjeve të 14 Maj.

“Qokat politike nuk e kanë të gjatë kur bëhen në kurriz të ligjit. Ilirjan Celibashi është “nongrata” për PD dhe nuk gëzon asnjë besim për administrim të paanshëm, profesional dhe ligjor të zgjedhjeve të 14 Maj. Zvarritja 10 ditore në shkelje të ligjit ka cënuar rëndë zgjedhjet!”,  shprehet Bardhi në reagimin e tij. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/03/16/regjistrimi-i-pd-se-kas-deklarata-solemne-te-dorezohet-e-firmosur-nga-nenkryetari/
https://a2news.com/2023/03/16/vendimi-per-pd-kas-mori-atributet-e-gjykates-dhe-i-dha-alibeajt-dicka-qe-se-kishte-kerkuar/
https://a2news.com/2023/03/16/kas-drite-jeshile-per-regjistrimin-ne-zgjedhje-alibeaj-ti-leme-menjane-merite-e-te-dalim-me-kandidate-te-perbashket/

A2 CNN Livestream

Latest Videos