Vëzhguesit vendorë, gjetjet e raporteve: Përdorimi i administratës dhe votimi familjar

Nga A2 CNN
15 Maj 2023, 16:00 | Aktualitet
Vëzhguesit vendorë, gjetjet e raporteve: Përdorimi i

Vëzhguesit vendorë të zgjedhjeve të 14 majit në raportet paraprake konstatojnë si problematikë përdorimin e administratës në zgjedhje, dhe vonesat e krijuara nga identifikimi elektronik i zgjedhësve.

Sipas Komitetit Shqiptar të Helsinkit, në raportimet e tyre është vërejtur një apati dhe mungesë besueshmërie te procesi zgjedhor.

Përdorimi i administratës publike në këto zgjedhje ka qenë një tjetër shqetësimi i paraqitur nga vëzhguesit.

Votimi familjar është evidentuar edhe në këto zgjedhje vendore, problemet me bojën në gishtin e votuesve, mungesa e energjisë elektrike etj.

Problematikat me mosparaqitjen e operatorëve apo mosfunksionimin e pajisjeve të identifikimit elektronik (PEI) gjatë ditës së zgjedhjeve krijuan vonesa në një numër qendrash votimi. 

Sipas vëzhguesve, trajtimi që iu bë problematikës nga klasa politike nuk i shërbeu sqarimit të opinionit publik në lidhje me natyrën e vërtetë të problemit, duke krijuar më tepër konfuzion te qytetarët, apo edhe mungesë besimi në proces.

Vëzhguesit e zgjedhjeve vendore janë duke monitoruar ende procesin e numërimit të votave deri në përfundimin total të tyre.

A2 CNN Livestream

Dita jonë 2024