
Forcat e rendit italiane i druheshin ballafaqimit të tifozëve rus dhe italianë gjatë ndeshjes midis Romës dhe CSKA Moskës, e vlefshme për grupet e Champions League. Por përtej disa episodeve sporadike, tragjedia u përjetua në kontekstin më të papritur: metropolitana e Romës.
Pikërisht në një nga stacionet qendrore të kryeqytetit, Repubblica, dhjetëra tifozë të CSKA (por edhe italianë) përjetuan tmerrin e shembjes të shkallëve lëvizëse, që solli panik dhe dëmtime të shumta.
Sipas autoriteteve, tifozët e dehur kishin filluar të kërcenin së bashku mbi to, duke krijuar një defekt ende të panjohur.
Rreth 24 persona u plagosën, një person humbi këmbën, por pamjet live të aksidentit tregojnë si gjithçka mund të kishte përfunduar në një bilanc akoma më të rëndë.
(A2 Televizion)