Një tërmet me magnitudë 4.1 ka ndodhur në orën 01:14 në lagjen “Defne” të Hatay.
Sipas informacioneve në faqen e Qendrës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), është regjistruar një tërmet me magnitudë 4.1 ballë, epiqendra e të cilit ka qenë rrethi Defne i Hatajit.
Është konstatuar se tërmeti ka qenë në një thellësi prej rreth 7 kilometrash, ndërsa nuk raportohen dëme në njerëz apo materiale.
Një muaj nga tërmetet shkatërruese në Turqi e Siri, numërohen gati 46 mijë të vdekur vetëm në anën turke të kufirit dhe 6 mijë në krahun tjetër, si dhe mbi 13 mijë paslëkundje. (A2 Televizion)