Vjen pajisja e re për diagnostikimin e hershëm të kancerit

Nga A2 CNN
23 Qershor 2023, 11:29 | Bota
Vjen pajisja e re për diagnostikimin e hershëm të kancerit

Një pajisjeje novatore vihet në dispozicion të mjekëve për diagnostikimin e hershëm të tumoreve urologjike, ato të fshikëzës së urinës, veshkave dhe prostatës. Është një hundë elektronike (e-Nose) e aftë për të "nuhatur" urinën dhe për të dhënë një përgjigje të besueshme për këto patologji, me përqindje saktësie që varion nga 71,8% në 89,4%.

Rezultatet e studimit janë publikuar në revistat Cancers dhe Biosensor Basel. Për kërkimin mbi këtë pajisje novatore punoi Manuela Costantini, një studiuese e re e urologjisë në Institutin Kombëtar të Kancerit Regina Elena (Ire), e cila mori një vëmendje të veçantë në mjekësinë precize në edicionin e 13-të të prestigjiozit "Taobuk Festival SeeSicily" në Taormina.

“Ideja më erdhi pas eksperimenteve të kryera vite më parë nga disa studiues mbi shqisën e nuhatjes së qenve, të cilët janë në gjendje të nuhasin erën e melanomës dhe kancerit të prostatës. Duke qenë se përdorimi sistematik i kafshëve në spital për këtë lloj eksperimenti nuk është i lehtë, zgjodha një hundë elektronike portative, një nga ato aktualisht në treg, për analizat në fushën urologjike”.

E-Nose e përdorur nga Costantini, ka 32 sensorë të cilët, pasi ekspozohen ndaj kampionit të urinës, i nënshtrohen ndryshimeve të zbuluara nga algoritmet e njohjes, si p.sh. një gjurmë gishtash të nuhatjes specifike.

Në studim u përfshinë 600 raste tumoresh dhe po kaq raste kontrolli.

“Kjo pajisje ka mundur të dallojë pacientin e shëndoshë nga i sëmuri, me kancer të prostatës apo veshkave, me një saktësi deri në 89,4%. Shpresa është që këto teste të përhapen në një shkallë të gjerë dhe shpresë në këtë drejtim”, theksoi ajo.

Hapi tjetër i studimit, do të jetë vlerësimi i besueshmërisë së testeve edhe për kancerin e fshikëzës së urinës, të cilët sapo kanë filluar.

Tumoret urologjike janë të shpeshta dhe agresive. Kanceri i veshkave është kanceri i nëntë më i shpeshtë i diagnostikuar në popullatë në mbarë botën, ndërsa kanceri i prostatës përfaqëson tumorin e tretë më të diagnostikuar në popullatën mashkullore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos