Vrasja në Shkodër, policia: 51-vjeçari është gjetur i vrarë në banesë

Nga A2 CNN
2 Maj 2023, 12:57 | Kronikë

Policia ka dalë me deklaratë zyrtare për vrasjen e ndodhur mesditën e së martës në qytetin e Shkodrës.

Policia konfirmon se ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:15, në lagjen “Tom Kola”, ku në rrethana ende të paqarta, në banesë, është vrarë me armë zjarri shtetasi Petrit Vuksani, 51 vjeç.

Policia bën të ditur se ka ngritur pika kontrolli dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes identifikimin e autorëve dhe kapjen e tyre.

“Rreth orës 12:15, në lagjen “Tom Kola”, në rrethana ende të paqarta, në banesë, është vrarë me armë zjarri shtetasi P. V., 51 vjeç.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Janë ngritur pika kontrolli dhe po ushtrohet kontroll në zonë për kapjen e autorit të dyshuar.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe për sigurimin e çdo prove, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit”, njofton policia. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/05/02/vrasje-ne-shkoder-qellohet-brenda-baneses-51-vjecari/

A2 CNN Livestream

Latest Videos