Vrasje në Shkodër, qëllohet brenda banesës 51-vjeçari

Nga A2 CNN
2 Maj 2023, 12:42 | Kronikë

Një person është gjetur i vrarë me armë zjarri mesditën e së martës në qytetin e Shkodrës.

Ngjarja e rëndë është regjistruar në lagjen “Skënderbeg”, teksa viktima është identifikuar si 51 vjeçari Petrit Vuksani. Viktima kishte vetëm pak kohë që ishte kthyer nga Anglia.

Sipas burimeve, ai ndodhej i vetëm në banesë, kur një person ka hyrë brenda saj dhe e qëlloi me armë zjarri.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe efektivë të shumtë kanë bllokuar rrugët dalëse nga kryeqendra e veriut për kapjen e autorëve.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi