WhatsApp del jashtë funksionit

Nga A2 CNN
25 Tetor 2022, 09:45 | Teknologji
WhatsApp del jashtë funksionit

Ndërkohë që nuk ka asnjë reagim zyrtar nga WhatsApp, ka raporte që përdoruesit nuk mund të dërgojnë ose marrin mesazhe në platformën e mesazheve në pronësi të Meta.

Faqja e internetit Downdetector, që gjurmon ndërprerjet në internet në të gjithë globin, ka treguar një rritje numrit e përdoruesve që raportojnë ndërprerjen e WhatsApp.

WhatsApp ka hasur probleme edhe në vendin tonë.

Ky nuk është rasti i parë i rënies së aplikacionit më të përdorur për dërgimin e mesazheve, ndërsa ende nuk ka një reagim zyrtar nga kompania Meta.

A2 CNN Livestream

Dita jonë 2024